Fondi Kulturor Zviceran nis fazën e dytë


Questa pagina non è disponibile in italiano. Selezionare una delle lingue seguenti:

Press release, 12.02.2021

Mbështetje e re për skenën kulturore të pavarur dhe artistët e rinj

The Swiss Cultural Fund in Albania launched virtually on 11.02.2021.
Fondi Kulturor Zviceran u lançua virtualisht në 11.02.2021. ©FDFA

Fondi Kulturor Zviceran për Shqipërinë (SCFA) njoftoi fazën e re të veprimit në mbështetje të sektorit kulturor të pavarur dhe artistëve të rinj dhe të sapo-dalë. Gjatë lançimit përmes një conference në video, ekipi i projektit paraqiti arritjet kryesore të fazës së parë (2017-2020) dhe mundësitë për mbështetje në fazën e dytë (2021-2023).

“Artet janë thelbësore për atë çka ne jemi si njerëz, dhe shumë jetike për shtegun jetësor dhe suksesin e të rinjve tanë. Prandaj jam shumë i kënaqur që në 4 vitet e fundit në nisëm një mbështetje specifike për skenën kulturore të pavarur të Shqipërisë. Shqipëria ka talente dhe potencial kulturor të cilat ja vlen t’i promovojmë”, tha Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Fondi Kulturor Zviceran për Shqipërinë është një projekt nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, që cila synon të forcojë sektorin kulturor të pavarur dhe të ngrejë kapacitetet e artistëve të rinj dhe të sapo-dalë.

"Të gjithë e dimë që ekosistemi i projekteve që mbështeten nga qeveria e Zvcirës përcaktohet nga rregulla dhe standarde serioze. Ne si ekip ndjekim të njëjtat rregulla dhe standarde”, tha Dritan Mezini, kreu i Qendrës për Biznes, Teknologji dhe Udhëheqje CBTL, e cila po zbaton Fondin Kulturor Zviceran në Shqipëri.

Në këtë fazë të dytë SCFA ka një buxhet më të madh dhe gjithashtu edhe kohëzgjatje më të mëdha për projektet. Artistë të rinj dhe të sapo-dalë si dhe organizata kulturore të pavarura do të kenë shansin të përfitojnë nga grante si dhe nga përforcimi i kapaciteteve. Aktualisht artistët dhe organizatat kulturore kanë nevojë të përmirësojnë kapacitetet menaxheriale përfshirë shkrimin e projekt-propozimeve, rrjetëzimin, promovimin si dhe identifikimin e mundësive për financim.

Mbështetje do të jepet në veçanti për ata individtë apo njësi krijuese që kanë potencial por që përjetojnë sfida në lidhje me aksesin ndaj burimeve financiare. Një aspekt tjetër që do të adresohet nga SCFA është mjedisi i artit dhe ndërtimi i komuniteteve kulturore.